Avdyli flet për zgjedhjet në Shqipëri: Ndryshimi vjen vetëm me këtë kryeministër

Aktuale

Avdyli flet për zgjedhjet në Shqipëri: Ndryshimi vjen vetëm me këtë kryeministër

Nga: A.Zh Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:41
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli nga lista “Vjosa”, ka folur për zgjedhjet, që do të mbahen më 25 prill në Shqipëri.

Ai ka publikuar dy fotografi ku shfaqet përkrah liderit të Partisë Demokratike Lulzim Basha, për të cilin ka thënë se do të jetë fitues.

Sipas tij, ndryshimi do të jetë i mundur vetëm me fitoren e Bashës, përcjell Bota sot.

Postimi i Avdylit në Facebook:

Të dielën vala e ndryshimit po vjen edhe në Shqipëri me lider të mençur, të arsyeshëm në veprime, me sjellje normale që do punojnë sinqerisht për një nivel më të lartë bashkëpunimi ndërshqiptar e do përshpejtojnë zhvillimin ekonomik e integrimin Evropian.

Ky ndryshim vjen vetëm me fitoren e PD të Shqipërisë dhe me Kryeministrin e ri Lulzim Basha.

Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat