Ja kur do të publikohet programi qeverisës i Qeverisë Kurti

Aktuale

Ja kur do të publikohet programi qeverisës i Qeverisë Kurti

Më: 23 prill 2021 Në ora: 20:45
Qeveria e Kosovës

Zëdhëndësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka njoftuar se qeveria gjatë javës së ardhshme do ta publikojë programin qeverisës.

Aty parashihet ndërlidhje mes dy mandateve.

Do të merren edhe me publikime, që këta i cilësojnë si dëshmi të keqpërdorimeve të së kaluarës.

Do të merren edhe me dialogun, ku zotohen se nuk lëshojnë pe tek asociacioni i komunave serbe, që sipas tyre nuk mund të jetë një etnik.

Deri tani nuk kanë ndonjë të dhënë se kur pritet të fillojnë diskutimet, por zëdhënësi Kryeziu siguron se kjo nuk ndodh javën e ardhshme kur Kurti do të gjendet në Bruksel.

Atje, zëdhënësi thotë se shefi i ekzekutivit do të qëndrojë dy ditë, dhe do takohet me përfaqësues të institucioneve të BE-së.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat