Vendimi i Albulena Haxhiut, reagon familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: A t’i vrasim dëshmitarët dhe...

Aktuale

Vendimi i Albulena Haxhiut, reagon familja e anëtarit të vrarë të LDK-së: A t’i vrasim dëshmitarët dhe...

Nga: P.R Më: 23 prill 2021 Në ora: 21:11
Albulena Haxhiu dhe Selim Selimi

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se do t’i publikojë së shpejti shpenzimet për secilin nga të akuzuarit në Hagë.

“Me vendimin e ish-kryeministrit Haradinaj ne kemi qenë në pamundësi që të bëjmë publike veç e veç për personat se sa buxhet kanë marr për mbrojtjen e tyre. Prandaj në këtë drejtim, në bashkëpunim me Zyrën e Kryeministrit tash është marr vendimi nga kryeministri Kurti për të lejuar qasje në shpenzimet veç e veç ndaj këtyre personave. Ata persona marrin buxhet në përputhje me legjislacionin në fuqi. Nuk ka se pse ta fshehim se sa buxhet është ndarë për cilin person. Edhe në koordinim me kryeministrin Kurti ne e kemi shfuqizuar atë vendim dhe na duhen edhe disa ndryshime në udhëzimin administrativ dhe pas shtatë ditësh pas publikimit në Gazetën Zyrtare kushdo që dëshiron qasje në to mund t’i ketë”, ka thënë Haxhiu.

E deklarata e Haxhiut nxiti reagimin e ish Ministrit të Drejtësisë gjatë qeverisë Hoti, Selim Selimi.

Por, ndaj Selimit ka reaguar familja e anëtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imeri.

“He Selim Selimi a ta shpërbëjmë Gjykatën Speciale dhe t’i vrasim dëshmitarët? Se këso gjerash AAK-ja dhe PDK-ja edhe keni bërë edhe mund të bëni!”, shkruan ndër tjerash familja Imeri, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Selim Selimi ish ministri i drejtësisë që vjen nga AAK-ja dhe ministër i qeverisë jo legjitime Hoti deklaron:

“Gjithashtu me vendimin për deklasifikimin e pagesave për të akuzuarit në Gjykatën Speciale, sot Ministrja ka vendosur që të rrezikojë mbrojtjen e të akuzuarve dhe ta prishë barazinë e armëve, rrjedhimisht duke ndikuar në dobësimin e pozicionit të mbrojtësve të Kosovës. Spin doktoratë e VV-së kanë bërë një gabim të madh të diversionit dhe kanë zgjedhur që të fillojnë një betejë të cilën do ta humbin.

He Selim Selimi a ta shpërbëjmë Gjykatën Speciale dhe t’i vrasim dëshmitarët?

Se këso gjerash AAK-ja dhe PDK-ja edhe keni bërë edhe mund të bëni.!

A ta provojmë si me 22 dhjetor 2017 kur z. Haradinaj ishte Kryeministër. Nime ajo iniciativë u dështojë , falë Amerikës , LVV -LDK-së etj...

Ministrja Albulena Haxhiu ka bërë mirë që po bën transparente pagesat që bëhen për të akuzuarit për vrasje shqiptaresh.

Selim Selimit i ka mbetur në dore daullja e grisur, nuk e kupton se këtë luftë kundër krimit të organizuar politik duhet dhe do ta fitojë Kosova .

Gjykimet e drejta me rezultate të Gjykatës Speciale janë kushte dhe standardet themelore të Kosovës për tu integruar në BE dhe NATO.

Ministrja e drejtësisë Albulena Haxhiu ka vepruar drejt në këto rrethana ku shtetin e kishin kapur hajdutët e veshur me petkun 'çlirimtarit' dhe politikanit.

Transparenca e Ministres së drejtësisë dëshmon se qeveria Kurti 2 është Qeveria më e përgjegjshme që ka pasur Kosova.

Punë të mbarë e nderuar Ministre Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat