Vrasje apo vetëvrasje në Suharekë, 59-vjeçari u godit me armë në gjoks

Aktuale

Vrasje apo vetëvrasje në Suharekë, 59-vjeçari u godit me armë në gjoks

Më: 23 prill 2021 Në ora: 22:29
Suharekë

Një 59 vjeçar nga Budakova e Suharekës ndërroi jetë, fillimisht cilësohet si vrasje nga prokurori.

Këtë rrugë në mesnatën e së enjtes me shpejtësi e përshkroi një auto ambulance.

Kjo pas një njoftimi se këtu në fshatin Budakove të Suharekës një person kishte qëlluar veten me armë zjarri.

Këtë njoftim e bëri djali i viktimës.

Megjithatë deri sa ambulanca po kthehej për në urgjencën e Suharekës 59-vjeçari me inicialet S.K ndërroi jetë në fshatin Reçan .

Lidhur me rastin familjarët e 59-vjeçarit nuk pranuan të flasin, pasi thanë së janë të prekur nga kjo çka iu  kishte ndodhur.

E për rastin nuk pranuan të flasin as nga urgjenca e Komunës së Suharekës, ku ishte konstatuar vdekja e 59-vjeçarit.

Vetëm se edhe ata konfirmuan se ky person kishte ardhur pa shenja jete aty në një goditje me armë zjarri në gjoks.

E në raportin 24 orësh kjo vdekje u cilësua si vrasje.  

Megjithatë në raportin e perditesuar zëdhënësi për media në Komunën e Prizrenit  Shaban Osmanollaj tha se dyshimet janë që 59-vjeçari ka kryer vetëvrasje.

Osmanollaj thotë se nga deklaratat që kanë mbledhur deri më tani, viktima vuante nga depresioni.

Trupi i pajetë është dërguar në mjekësinë ligjore për obduksion në Prishtinë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat