Profesori kundër Kurtit që Shala e Surroi të jenë pjesë e dialogut: Me ish-ekspertë të kompromiseve të dhimbshme nuk bëhet ndryshimi

Aktuale

Profesori kundër Kurtit që Shala e Surroi të jenë pjesë e dialogut: Me ish-ekspertë të kompromiseve të dhimbshme nuk bëhet ndryshimi

Nga: N. H Më: 24 prill 2021 Në ora: 08:53
Albin Kurti

Sociologu e profesori universitar, Fadil Maloku, ka dalur kundër idesë së kryeministrit Albin Kurtit që Blerim Shala të jetë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Maloku thotë se me ish-ekspertët e kompromiseve të dhimbshme nuk mund të ushtrohet ndryshimi me të cilat more gjithë ato vota nga populli, përcjell “Bota sot”.

Ai ka bërë thirrje që kryeministri Kurti të mos nxitohet në cështjen e dialogut, pasi që i kujton se në fushatën zgjedhore shefi i qeverisë kishte premtuar se dialogu me Serbinë, s’është prioritet i tij.

Ja shkrimi i profesorit Maloku:

Image
Fadil Maloku

Albin, po gabon!

Ngase, me ish “ekspertë të kompromiseve” të dhimbshme që i praktikuan aftësitë dhe përvojat (sidomos) në Rambuje (ku pavarësia e Kosovës u prolongua për një dekadë të tërë!), pastaj Bruksel (ku u futën pa pasë nevojë, në obligime për; Demarkacionin dhe Asociacionin!), nuk mund të ushtrohet NDRYSHIMI me të cilat more gjithë ato vota nga populli, e as nuk mund t'ia hedhësh traditës së “shkollës” së mashtrimit të diplomacisë serbe, e aq më pak asaj të faktorëve e miqve ndërkombëtarë;

1. Albin! Edhe Ti e dinë që “përvojat” historike të kinse shfrytëzimit të “ekspertizave” nga ana e “ekspertëve gjitholog” flasin në disfavor të idesë së ndryshimit, që e ke ndërmend me bë në emër të qytetarisë kosovare.

2. Albin! Kosova, e vitit 2021 ka aq profile të shkolluara e të përgatitura mirë nëpër Universitetet prestigjioze, për punën dhe fahun e “kompromiseve” që po e kërkojnë nga ne, sa që;”Serbinë, e qojnë me pi uj, dhe e kthejnë pa pi as edhe një gëllënkë të vetme”(!)

3. Albin! Mos nxito! Se edhe ashtu në fushatën zgjedhore, ke premtu edhe publikisht;” dialogu me Serbinë, s’është prioritet Yt i parë, as i dyti, as i treti, po diku i katërti...”

 

Albin, po gabon! Ngase, me ish "ekspert të kompromiseve" të dhimbshme që i praktikuan aftësitē dhe përvojat (sidomos) në...

Posted by Fadil Maloku on E premte, 23 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat