Sadri Ramabaja kundër Blerim Shalës në dialog, ja kush duhet ta udhëheq dialogun

Aktuale

Sadri Ramabaja kundër Blerim Shalës në dialog, ja kush duhet ta udhëheq dialogun

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2021 Në ora: 10:03
Sadri Ramabaja

Ish-kandidati për deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, Sadri Ramabaja, ka reaguar pas publikimit të lajmin se gjoja Veton Surroi dhe Blerim Shala janë ftuar për t’u bërë pjesë e ekipit dialogues Kosovë-Serbi.

Ramabaja përmes një postimi në Facebook, thotë se nuk ka të keqe nëse në këtë ekip është edhe Veton Surroi, por ai është kundër Blerim Shalës.

Ramabaja thotë se ekipin negociator duhet ta udhëheq profesor Besnik Bislimi.

Postimi i plotë:

TV Klan publikoi lajmin e rremë se gjoja z.Kurti na i paska ftuar Veton Surroin dhe Blerim Shalën për t'u bërë pjesë e ekipit dialogues me Serbinë.

Ky lajm i rremë, duket se na qenka bazuar në një takim që paska pasë zv kryeministri Besnik Bislimi me një ekip ekspertësh të financuar nga amabasada norvegjeze, në mesin e të cilit paskan qenë edhe Veton Surroi dhe Blerim Shala.

Në ekipin që pritet të krijohet, e të cilit sipas portofolit zyrtar, do të duhej t'i printe Profesor Besnik Bislimi, çfarë të keqe ka që të ishte edhe z Veton Surroi? Përkundrazi, përvoja dhe ekspertiza e tij, gjykoj se do të duhej të konsiderohej krejtëisisht e mirëseardhur.

Por, çështja ndryshon kur është në fjalë z Blerim Shala.

Çfarë, de fakto, përfaqëson ai? Atij i mungon tërësisht legjitimiteti qytetar e moral.

Duke qenë pjesëmarrës në pothuajse të gjitha dialogjet me palën serbe për tri dekada, madje disi i imponuar nga prapaskenat diplomatike etj., ai mund të shihet me të drejtë si person i padëshirueshëm. Ndërkaq, duke qenë edhe pjesë e ekipit të H.TH. që kishte tumirë e mbështetur fuqishëm projektin për aneksimin e veriut Serbisë, në emër të shkëmbimit të territoreve, ai do të duhej të konsiderohej si bashkëpërgjegjës në këtë akt antikushtetues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat