Surroi e Shala në dialog? Kjo është thirrja për kryeministrin: Sqarohu Albin, pse i thirre?

Aktuale

Surroi e Shala në dialog? Kjo është thirrja për kryeministrin: Sqarohu Albin, pse i thirre?

Nga: N.Sh Më: 24 prill 2021 Në ora: 11:36
Albin Kurti

Që nga dje, në media po raportohet se që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti do të marr në ekipin negociator me Serbinë, publicistët Veton Surroin dhe Blerim Shalën.

Pas lajmit të publikuar në media, në Kosovë kanë ngjallur reagimet e shumta, se si Kurti ka ftuar dy personalitete, e sidomos Shalën i cili ishte për disa vjet me radhë në këtë proces, duke shkuar pas Thaçit.

Edhe profesor dr. Enver Bytyçi, ka reaguar për këtë çështje.

Duke e komentuar këtë ftesë, për Surroin e Shalën, Bytyçi ka bërë thirrje që të sqarohet kryeministri pse ndodhi kjo?

“Surroi njihet si liberal e njëkohësisht ka shprehur qëndrime korrekte në lidhje me statusin e Kosovës dhe të tërësisë territoriale të saj gjatë aksionit Vuçiç-Thaçi-Rama-Batonoviç për ndryshimin e kufijve dhe shkëmbimin e territoreve. Po Blerim Shala pse? Ndoshta se ai është në rrjedhën e zhvillimit të dialogut, i njeh praktikat dhe ka eksperiencë! Ndoshta se ka ruajtur ndonjë dosje që i duhet zotit Kurti dhe ia ka shërbyer atë kryeministrit! Ndoshta se gjatë bashkëpunimit me Hashim Thaçin ka dhënë informacione për kundërshtarët e tij, që mbronin tërësinë territoriale të vendit! Ndoshta se e kanë kërkuar ndërkombëtarët! Dashtë zoti, jo se e kanë kërkuar serbët!”, ka shkruar Bytyçi në Facebook, përcjell gazeta “Bota sot”.

Ndryshe, sipas tij, Shala nuk mund të thirrej si pjesë e dialogut me Serbinë.

“Blerim Shala ishte ndihmësi kryesor i Hashim Thaçit në aventurat e këtij të fundit kundër Kosovës. Ai është përgjegjës për marrëveshjen e krijimit të Zajednicës dhe sidomos për projektet e ndarjes së Kosovës. Albin Kurti duhet të sqarojë opinionin publik pse po e merr Blerim Shalën në ekipin e tij. Ndryshe njerëzit kanë të drejtë të dyshojnë e të jenë skeptikë për rezultatin e bisedimeve Kosovë-Serbi!”, përfundon Bytyçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat