Qeveria sllovene deklarohet për “non-paper” që bëri bujë edhe në Kosovë

Aktuale

Qeveria sllovene deklarohet për “non-paper” që bëri bujë edhe në Kosovë

Më: 24 prill 2021 Në ora: 23:01
Harta e Ballkanit

Kabineti i kryeministrit të Sllovenisë, Janez Jansha, e ka mohuar se dokumenti “Non-paper” është hartuar nga ata.

Qeveria sllovene e ka hedhur poshtë idenë se janë të përfshirë në çfarëdo forme në përpilimin e dokumentit jo formal, ku parashihet ridizajnimi i kufijve në vendet e Ballkanit, i cili bëri bujë ditëve të fundit

“Qeveria aktuale e Republikës së Sllovenisë asnjëherë nuk ka diskutuar dhe nuk ka marrë parasysh të ashtuquajturën non-paper që ju keni përmendur në raportimet tuaja gjatë ditëve të fundit”.

“As Qeveria ose ndonjë institucion tjetër shtetëror nuk e ka marrë në konsideratë, përgatitur ose diskutuar ndonjë raport të vitit 2011, siç thuhet nga Z. Mustafa Çeriq në letrën për ish Presidentin Milan Kuçan, as pretendimi non-paper që i referohet asaj, dhe as nuk ka trajtuar ndonjë kontekst tjetër për shpërbërjen e Bosnjës dhe Hercegovinës referuar në dokumentin e pretenduar. As Ministria e Punëve të Jashtme dhe as ndonjë ministri tjetër e Qeverisë aktuale të Republikës së Sllovenisë nuk është e përfshirë në ndonjë aktivitet të tillë”.

Kabineti i Janshës ka thënë se Sllovenia është duke bërë çdo përpjekje për ta përshpejtuar integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe asnjë hap në këtë drejtim nuk duhet të rrezikojë paqen në Bosnjë dhe në vendet tjera të rajonit.

“Sllovenia, së bashku me palët e tjera të interesit në rajon, në Bashkimin Evropian dhe më gjerë, po bën çdo përpjekje për të përshpejtuar integrimin euro-atlantik të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke bërë këtë jemi të të bindur se asnjë hap në këtë drejtim nuk duhet të rrezikoj në paqen dhe bashkëjetesën në Bosnje dhe Hercegovinë si dhe në rajonin e Ballkanit Perëndimor në përgjithësi”, thuhet në përgjigjen e Kabinetit të Qeverisë Sllovene.

Ditë më parë në mediat sllovene, kroate dhe boshnjake ishte publikuar një dokument “nonpaper” që përmbante hartën e Ballkanit Perëndimor dhe brenda saj kishte ndërrimin e kufijve aktualë të këtyre shteteve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat