Valdete Daka ka pasaportë të Shqipërisë por a do të votojë ajo?

Aktuale

Valdete Daka ka pasaportë të Shqipërisë por a do të votojë ajo?

Më: 25 prill 2021 Në ora: 11:43
Valdete Daka

Një delegacion i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në krye me kryetaren, Valdete Daka, po i vëzhgon nga afër procesin zgjedhor në Shqipëri.

Ata kanë qëndruar nga afër në Qendrën e Votimit “Qemal Stafa”, në Tiranë ku po implementohet projekti i “Identifikimit Biometrik”.

Daka tha se implementimi i një projektit të tillë në Kosovë kërkon ndryshime ligjore.

“Kërkon ndryshimet e nevojshme ligjore. Nuk e besoj që ky projekt do të mund të zbatohet në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtën e këtij viti. Do të shqyrtohet si projekt për zgjedhjet e ardhme parlamentare që do të mbahen në Kosovë”.

Ajo shtoi se ka pasaportë shqiptare, megjithatë nuk do të votojë.

“E gjithë familja ime ka pasaportë shqiptare. Jo, për shkak të afërsisë me ndonjë politikan por se nëna ime është nga Shqipëria. Ka pasur nënshtetësi shqiptare. Unë nuk do të votojë në këto zgjedhje, sepse konsideroj që duhet të votojnë ata që japin kontribut në shtet. Unë jetoj dhe punoj në Kosovë. Konsideroj që vota ime duhet të hidhet në Kosovë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat