Cakolli: E papranueshme që Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri

Aktuale

Cakolli: E papranueshme që Kurti votoi në zgjedhjet në Shqipëri

Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:32
Eugen Cakolli

Eugen Cakolli i KDI-së ka thënë se është e papranueshme që kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri sot.

“Kur dikush në cilësinë e qytetarit të thjeshtë, voton në zgjedhjet e një vendi tjetër, është deri diku e pranueshme.

Por, kur qytetari është dikush që mbart pozitë politike, e madje pushtet ekzekutiv, kjo s'është aspak në rregull.

E kur qytetari rastis të jetë kryeministër, që përfaqëson edhe platformë politike për zgjedhjet në vendin tjetër, kjo e bën situatën të papranueshme”, ka shkruar Cakolli në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat