Albin Kurti votoi në Shqipëri, reagon Kimete Berisha – tregon kush e ka kthyer antenën kah Serbia

Aktuale

Albin Kurti votoi në Shqipëri, reagon Kimete Berisha – tregon kush e ka kthyer antenën kah Serbia

Nga: P.R Më: 25 prill 2021 Në ora: 13:57
Kimete Berisha dhe Albin Kurti

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka votuar në zgjedhjet të cilat po mbahen në Shqipëri, pasi Kurti përveç nënshtetësisë së Kosovës, ka edhe atë të Shqipërisë. Ky veprim i Kurti ka nxitur shumë reagime në opinionin publik.

E fundit që ka reaguar është edhe opinionistja Kimete Berisha, e cila është njëra ndër përkrahëset më të mëdha të kryeministrit Kurti.

“Nuk është veç Albin Kurti, janë dhjetëra politikanë shqiptarë që po votojnë sot në Shqipëri, përveç krye-kastravecit të PDK-së që e ka të kthyer antenën kah Serbia dhe e mori në qafë partinë!”, shkruan Kimete Berisha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Kryeministri ynë idealist?

Veç një cinik dhe një injorant i sheh shqiptarët e ndarë.

Është normale që shqiptari i Kosovës të jetë shtetas i Shqipërisë dhe anasjelltas.

Pse ju duket e çuditshme të jesh shqiptar dhe ta konsiderosh Shqipërinë si tënden!

Ju nuk çuditeni që shqiptarët e Kosovës janë shtetasē të Serbisë (kanë pasaporta serbe), e kishe po çuditeni me Albin Kurtin!

Nuk është veç Albin Kurti, janë dhjetëra politikanë shqiptarë që po votojnë sot në Shqipëri, përveç krye-kastravecit të PDK-së që e ka të kthyer antenën kah Serbia dhe e mori në qafë partinë!

Komplimente të gjithë atyre shqiptarëve të Kosovës që votojnë sot në Shqipëri.

P.S. Me rëndësi është simbolika!

Dhe të guxosh të jesh 'ndryshe', siç guxon Albin Kurti!

Ky është mesazhi i një dashurie të 'pamundur' por që kurrë nuk vdes!

Simbolika e popullit që i bashkon festa, zgjedhjet dhe deti por që i ndan padija dhe kufiri prej letre!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat