Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i fortë: Kujdes, ja çfarë ndodhë me Blerim Shalën e Veton Surroin në dialog

Aktuale

Albin Kurtit i vjen paralajmërimi i fortë: Kujdes, ja çfarë ndodhë me Blerim Shalën e Veton Surroin në dialog

Nga: P.R Më: 25 prill 2021 Në ora: 20:30
Albin Kurti

Raportimi në mediat e Kosovës, së kryeministri Albin Kurti ka ftuar që të jenë pjesë e dialogut Kosovë-Serbi publicistin Veton Surroi, si dhe ish-koordinatorin politik në bisedimet me Beogradin në Bruksel, Blerim Shalën, ka nxitur shumë reagime në Kosovë.

Madje edhe nga partia e Albin Kurtit kishte reagime kundër pjesëmarrjes së Shalës në dialog.

Ishte deputeti Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili tha se në dialog nuk duhet të marrin pjesë njerëzit pa legjitimitet qytetarë.

“Roli i Blerim Shales në dialogun e udhëhequr nga Hashim Thaçi, ka qenë joproduktiv dhe në përkrahje të degradimit të subjektivitetit ndërkombëtar të shtetit të Kosovës. Procesi i deritanishëm i dialogut ka prodhuar dëme vështirë të riparueshme, e ka dobësuar pozitën negociuese të Kosovës, dhe ka krijuar rrethana të favorshme për Serbinë. Në asnjë mënyrë nuk duhet të aplikohet mendësia e vjetër e aq me pak të sigurohet pjesemarrje pa legjitimitet qytetarë në nje proces kaq jetik të individëve që kanë kontribuar në rezultatet negative të shtetndërtimit në dekadën e kaluar”, shkroi deputeti i Vetëvendosjes, Haki Abazi, i cili gjatë qeverisë Kurti I kishte postin e Zëvendëskryeministrit.

E kundër pjesëmarrjes së Veton Surroit dhe Blerim Shalës ka dal edhe analisti Ramiz Bojaj.

“Kujdes Albin! Me Blerim Shalën e me Veton Surroin, dialogu me Serbinë rikthehet në piken e Hashimit: Copëtim klasik ose bosnjezim. Populli nuk don as ASK as shkëmbim”, ka shkruar analisti politik, Ramiz Bojaj, përcjellë “Bota sot”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat