“Grabitja e madhe”, Kurti kërkon të nisin hetimet ndaj ish-kryeministrit Hotit

Aktuale

“Grabitja e madhe”, Kurti kërkon të nisin hetimet ndaj ish-kryeministrit Hotit

Nga: A.Zh Më: 26 prill 2021 Në ora: 08:00
Avdullah Hoti

Kryetari i Republikanëve të Kosovës Faton Kurti, ka kërkuar nga Prokuroria, që të nis hetimet ndaj ish-kryeministrit Avdullah Hoti, lidhur me Pakon e Rimëkëmbjes nga pandemia.

Kurti e ka quajtur “grabitje të madhe” dhurimin e miliona eurove të taksavpaguesve të Kosovës për kompanitë më të pasura në Kosovë, përcjell Bota sot.

Sipas tij, ky është një krim i pastër ekonomik.

Reagimi i Kurtit vjen pasi Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, publikoi listën e 50 bizneseve që përfituan më së shumti nga pako prej 60 milionë eurove, e shpërndarë nga Qeveria e kaluar në tetor të vitit 2020.

Reagimi i plotë i Kurtit në Facebook:

Grabitja e madhe e qeverisë Hoti me moton "Leku shkon te Leku"!

Prokuroria të hapë çështje hetimi kundër ish Kryeministrit Avdullah Hoti, i cili iu dhuroi miliona euro të taksapaguesve kosovarë, kompanive më të pasura në Kosovë.

Këto kompani nuk janë prekur fare ekonomikisht nga Pandemia, përkundrazi këta i kanë dyfishuar shitjet e tyre!

Ky rast është një krim i pastër ekonomik në të njëjtën kohë kur me qindra mijëra qytetarë të Kosovës mezi ia dalin deri në fund të muajit.

Tu dhurosh qindra mijëra euro atyre që fitojnë qindra miliona Euro është jo vetëm krim ekonomik që duhet ndjekur penalisht por edhe një fyerje e madhe ndaj popullit të thjeshtë e me të ardhura të ulëta të Kosovës.

"Nga ferri i të varfërve është bërë parajsa e të pasurve" - Victor Hugo.

F.K

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat