Kurti anulon edhe një vendim të Hotit, shkarkon një bord

Aktuale

Kurti anulon edhe një vendim të Hotit, shkarkon një bord

Më: 26 prill 2021 Në ora: 12:40
Qeveria Kurti

Qeveria Kurti sot do të mbajë mbledhjen e nëntë të saj. Mbledhja është paralajmëruar në orën 14:00 në sallën P-31 të Qeverisë së Kosovës.

Në këtë mbledhje do të merret vendim për anulimin e propozimit të Qeverisë Hoti për emërimin e anëtarëve të Bordit në Autoritetin Rregullativ për Komunikimet Elektronike dhe Postare.

Qeveria Hoti kishte propozuar në dhjetor të vitit të kaluar pesë emra, Bahri Anadollin për kryetar, ndërsa për anëtar ishin propozuar Hazir Hajdari, Mark Buzhala, Iliriana Berisha e Faruk Rexhaj

Mediat kanë njoftuar paraprakisht pë rendin e ditës.

Këto janë pikat e rendit të ditës në mbledhjen e Qeverisë:

RENDII DITËS:

1. Aprovimi i procesverbaleve dhe transkripteve nga mbledhjet 5 dhe 6 të Qeverisë së Republikes se Kosovës (ZKM)

2. Shqyrtimi i Propozim-vendimit për themelimin e Komitetit Nderministror për koordinimin e procesit, përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të implementimit të projektit për Kompleksin Memorial "Adem Jashari" në Prekaz (ZKM)

3, Shqyrtimi i Propozim-vendimit për Anulimine vendimit të Qeverise se Republikës se Kosoves nr. 19/48 te dates 07.12.2020 (ZKM)

4. Shqyrtimi i Propozim-vendimit per Organizimin dhe Funksionalizimin e Keshillit te Ministrave te Reformes se Administrates Publike dhe Strukturave Pergjegjése për të Koordinuar, Monitoruar dhe Zbatuar Dokumentet Strategjike të Reformës se Admninistrates Publike (MPB)

5. Shqyrtimi i Nismes per lidhjen e marreveshjes ndërkombetare ndërmjet Qeverise se Republikes se Kosoves dhe Qeverise se Arabise Saudite mbi Bashkëpunimin Policor (MPB)

6. Të ndryshme

Një orë e gjysmë më vonë, kryeministri Albin Kurti do të merr pjesë në ceremoninë mikpritëse të bizneseve të para në Parkun e Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) në Prizren

Kuvendi i Kosovës sot po mban seancë ku po diskutohet për situatën pandemike dhe sigurimin e vaksinës antiCOVID.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat