Qeveria Kurti merr një vendim të rëndësishëm për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Aktuale

Qeveria Kurti merr një vendim të rëndësishëm për Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Nga: N. H Më: 26 prill 2021 Në ora: 17:49
Rifat Jashari e Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka marrur një vendim të rëndësisë së veçantë lidhur me Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Kurti tregon se kanë themeluar një Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin në fjalë.

Madje, në këtë njoftim, bëhet e ditur se këtë mekanizëm do ta udhëheq personalisht shefi i qeverisë.

Ja postimi i Kurtit:

Sot qeveria jonë ka marrur një vendim të rëndësisë së veçantë. Kemi themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e projektit dhe monitorimin e procesit të zbatimit të projektit për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Këtë mekanizëm do ta udhëheq personalisht, për ta trajtuar me seriozitetin e merituar këtë proces. Anëtarë të këtij komiteti janë ministra të linjës, përfaqësuesi i familjes Jashari, kryetari i komunës së Skënderajt, drejtorë të instituteve, muzeve dhe agjencive përkatëse, përfaqësuesi i shoqatës së arkitektëve dhe përfaqësuesi i OVL të UÇK-së.

Ndërkohë, një ekip profesionistësh nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka nisur vlerësimin e gjendjes së kullave në këtë kompleks. Varësisht nga të gjeturat dhe rekomandimet e profesionistëve tanë, kemi gatishmërinë e plotë të ndërmarrim ndërhyrje emergjente sanuese në këto struktura të neglizhuara për kohë të gjatë. E radhës do të jetë shqyrtimi i detyrimit themelor të këtij komiteti, projekti për Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. Në afatin më të afërt do të mbahet takimi i parë i komitetit për t'i diskutuar dhe votuar vendimet e rëndësishme në emër të mbrojtjes, zhvillimit dhe promovimit të kompleksit i cili përfaqëson epiqendrën e rezistencës sonë kombëtare për liri, pavarësi e bashkim.

 

Sot qeveria jonë ka marrur një vendim të rëndësisë së veçantë. Kemi themeluar Komitetin Ndërministror për përzgjedhjen e...

Posted by Albin Kurti on E hënë, 26 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat