“Nuk kemi kohë aq shumë..”/ Arianit Koci tregon kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave

Aktuale

“Nuk kemi kohë aq shumë..”/ Arianit Koci tregon kur mund të ndodhë liberalizimi i vizave

Nga: A.Morina Më: 26 prill 2021 Në ora: 18:26
Arianit Koci

Avokati Arianit Koci ka reaguar në lidhje me bllokimin e liberalizimit të vizave për Kosovën, nga ana e Francës.

Koci reagoj ashpër ndaj qëndrimeve të udhëheqësve francezë karshi Kosovës. Ai tha se dialogun me Serbinë, Kosova duhet ta kuzhtëzoj me liberalizimin.

“Duke e pasur parasysh ngathtësinë e administratës së BE-së, në rastin më të mirë, liberalizimi mund të ndodh në vitin 2024. Nuk kemi kohë aq shumë. Tash e tutje, dialogu duhet të kushtëzohet me liberalizim”, shkroi Koci, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

Franca e ka bllokuar liberalizimin e vizave për Kosovën vetëm pse ka mundur.

Nuk po e shoh asnjë arsye legjitime derisa Gjermania dhe shumë shtete tjera, janë shprehur pro liberalizimit, qe disa vite.

Thjesht, francezët e kanë keqpërdorur pozitën e saj karshi BE-së, për t’i shtyer agjendat e veta, kryesisht që lidhen me problemet e brendshme dhe zgjedhjet në Francë.

Në anën tjetër, nuk po dua të besoj që Franca e bllokon liberalizimin e vizave vetëm për faktin që Kosova është shtet laik, me shumicë myslimane.

Sidoqoftë, në vitin 2022 janë zgjedhjet presidenciale në Francë. Nëse nuk ndryshon diçka urgjentisht, vetoja franceze mbetët deri me 2023 - së paku.

Duke e pasur parasysh ngathtësinë e administratës së BE-së, në rastin më të mirë, liberalizimi mund të ndodh në vitin 2024.

Nuk kemi kohë aq shumë.

Tash e tutje, dialogu duhet të kushtëzohet me liberalizim.

Pa i zgjidhur çështja e getos në të cilin jemi padrejtësisht - nuk kemi më çka të bisedojmë me askend.

Problem në vete është fakti që shumica e politikanëve tanë e kanë nënshtetësinë e Shqipërisë. Atyre nuk iu duhen vizat.

Prandaj, janë të relaksuar në këtë drejtim. Thjesht, nuk e kanë idenë së në çfarë perpipetish kalon qytetari kosovarë, me rastin e aplikimit për vizë. Plus, shpenzimet enorme, që shesh kurorëzohen me refuzim të vizës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat