​Konjufca takim virtual me Sobotka

Aktuale

​Konjufca takim virtual me Sobotka

Më: 26 prill 2021 Në ora: 19:38
Foto nga takimi virtual

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, sot zhvilloi një takim virtual me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, të cilin e njoftoi për konstituimin e legjislaturës së tetë, e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

Konjufca tha se legjislatura e re do të garantojë më shumë stabilitet politik dhe institucional, efikasitet në punën legjislative të Kuvendit, por edhe më shumë përgjegjësi e llogaridhënie të klasës politike.

Ai ri-konfirmoi angazhimin për vazhdimin e programit “Demos-it”, si program edukativ-qytetar për fëmijët e shkollave fillore dhe të mesme, nëpërmjet të të cilit ata fitojnë njohuri për demokracinë dhe funksionimin e Kuvendit.

Kryetari i Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka konfirmoi gatishmërinë e Parlamentit austriak për vazhdimin e bashkëpunimit bilateral, shkëmbimin e përvojave dhe fuqizimin e mëtejmë të miqësisë ndërmjet të dyja vendeve.

Në takim po ashtu u vlerësua puna e grupeve të miqësisë ndërparlamentare dhe lufta kundër pandemisë, si dhe për modalitetet e bashkëpunimit mes dyja vendeve në fushën e zhvillimit ekonomik dhe arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat