Sulmohet fizikisht zyrtari i Gjykatës në Prishtinë

Aktuale

Sulmohet fizikisht zyrtari i Gjykatës në Prishtinë

Më: 27 prill 2021 Në ora: 09:15
Foto ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar përmes raportit 24 orësh, për një sulm ndaj një personi zyrtar.

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, është arrestuar një person pasi që ka sulmuar referentin e gjykatës.

“SULM NDAJ PERSONIT ZYRTAR Gjykata Themelore Hajvali, Prishtinë 26.04.2021 – 08:55. 

Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ka sulmuar zyrtarin e gjykatës (referent), viktimën mashkull kosovar, në vendin e tij të punës. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat