Haxhiu: Nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve, pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë

Aktuale

Haxhiu: Nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve, pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë

Nga: A.SH Më: 27 prill 2021 Në ora: 12:54
Albulena Haxhiu

Sot shënohet Dita e të Pagjeturve në Kosovë.

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka thënë se, do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, sepse sipas saj, nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë.

Postimi në Facebook:

Të gjithëve na mungojnë, është shprehja në të cilën përbashkohen familjarë e qytetarë për të kërkuar zbardhjen e fatit të të pagjeturve gjatë luftës së fundit në Kosovë. Ndërgjegja kolektive na bënë të jemi një me zërin e familjarëve, por se si institucione të Republikës kemi përgjegjësi që kërkesën për drejtësi ta jetësojmë përmes mekanizmave institucional prandaj edhe do të angazhohemi për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, ngase besojmë që nuk mund të ketë shërim e paqe në zemrat e familjarëve dhe qytetarëve pa u gjetur dhe kthyer trupat e të pagjeturve dhe pa u vënë drejtësia për krimet e bëra në Kosovë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat