Ish kandidati për deputet nga LVV-ja: Kjo që bëri Kurti para nisjes në Bruksel “zhgënjim” për...

Aktuale

Ish kandidati për deputet nga LVV-ja: Kjo që bëri Kurti para nisjes në Bruksel “zhgënjim” për...

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2021 Në ora: 15:01
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti sot është nisur për në Bruksel ku do të ketë takime me përfaqësuesit e BE-së.

Para se të niset Kurti ka zhvilluar një takim me diplomatin amerikan Matthew Palmer lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.

Këtë e ka konfirmuar ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Philip Kosnett përmes një postimi në Twitter ku tha se dialogu është thelbësor për integrimin Euro-Atlantik të Kosovës.

“Procesi i dialogut i udhëhequr nga BE mbetet thelbësor për suksesin ekonomik të Kosovës dhe integrimin Euro-Atlantik”, ka thënë ai.

Kurti do të takohet me presidentin e Parlamentit Evropian, David Sassoli dhe presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Gjithashtu do të takohet edhe me shefin e diplomacisë evropiane, Josep Borrell.

 Për takimin Kurti Pallmer, ka reaguar ish-kandidati për deputet i LVV-së, Liri Loshi.

Ai thotë se Kurti u konsultua me Amerikën para nisjes për Bruksel.

Sipas tij, Kurti i zhgënjeu rrencat në Kosovë.

“A nuk qenka anti-amerikan Albini. Si ore? LDK-ja, thoshte. PDK-ja thoshte. Grenelli thoshte... Ky tash t’u u konsultu me Amerikën para se të udhëtojë për Bruksel. Zhgënjim i madh... Për rrencat!”, ka shkruar ai në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat