​Ministri Çeku takohet me drejtuesit e KOK-ut, kërkohet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit

Aktuale

​Ministri Çeku takohet me drejtuesit e KOK-ut, kërkohet nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit

Më: 27 prill 2021 Në ora: 16:49
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesit e Komitetit Olimpik të Kosovës, presidenti Ismet Krasniqi, sekretari i përgjithshëm, Shasivar Haxhijaj dhe këshilltari i presidentit, Besim Aliti, janë takuar me ministrin për Kulturë, Rini e Sport, Hajrullah Çeku dhe zëvendësministren për Sport, Daulina Osmani.

KOK ka kërkuar nga Ministria që të bëhet sa më parë nënshkrimi i Memorandumit të Bashkëpunimit me federatat sportive dhe KOK-un, pasi federatat ndodhen në krizë financiare shkaku i mungesës së buxhetit për pjesëmarrje në garat ndërkombëtare, e po ashtu edhe në garat që vlejnë për pikë olimpike Tokio 2020.

Ministri Çeku premtoi se kjo çështje do të kryhet sa më parë, në mënyrë që KOK-u dhe federatat sportive të fillojnë të marrin buxhetin që iu takon sipas kategorizimit të sportit, sportistëve dhe trajnerëve.

Rilicencimi i federatave sportive, ishte një tjetër çështje që është diskutuar mes palëve, sikurse edhe fillimi i procedurave të themelimit të Agjencionit të Anti-Dopingut nga Qeveria e Kosovës.

Palët u pajtuan që të bëhet një agjendë e përbashkët për takime të rregullta, në mënyrë që bashkarisht të diskutojnë për problemet dhe sfidat që i ka sporti ynë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat