Haxhi Avdyli “godet” ish-partinë e tij LDK-në: E menaxhuan pandeminë “në dorë të Zotit”!

Aktuale

Haxhi Avdyli “godet” ish-partinë e tij LDK-në: E menaxhuan pandeminë “në dorë të Zotit”!

Nga: N.Sh Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:43
Haxhi Avdyli

Deputeti Haxhi Avdyli, i cili kishte kaluar nga LDK-ja në listën e Vjosa Osmanit dhe u bë deputetë duke garuar pastaj në Lëvizjen Vetëvendosje, ka kritikuar ish- Qeverinë Hoti për keqmenaxhim të pandemisë.

Ai përmes një postimi në facebook, thotë se këta e menaxhuan pandeminë “në dorë të Zotit” dhe e dorëzuan pushtetin pa asnjë vaksinë.

Ai shkruan se vaksinat nga Qeveria Kurti do të vijnë brenda pak ditësh.

Postimi i plotë:

Ata që udhëhoqën sektorin e shëndetësisë për 20 vite, e të cilët janë përgjegjës për prapambetjen e këtij sektori, po kërkojnë që për 28 ditë të vaksinohet popullata e Kosovës.

Qeveria e kaluar e formuar në mes të pandemisë, e cila e menaxhoi pandeminë e modelit në DORË TË ZOTIT, e dorëzoi pushtetin pa asnjë vaksinë të siguruar. Por edhe pa asnjë kontratë, por edhe me udhëzim administrativ jo adekuat që do lehtësonte kontratat.

Edhe pse kompanitë që sjellin vaksinat po kërkojnë konfidencialitet, opozita po kërkon kinse transparencë, pa e qarë kokën që kjo dëmton ardhjen e vaksinës.

Shumë zhurmë e mjegull nga ata që keqpërdorën e katandisën sektorin e shëndetësisë, për disa poena politik. Por fatmirësisht faktet e statistikat po flasin për optimizëm.

Përkundër akuzave joetike të shpërndarë padrejtësisht, ditët e mira i kemi përpara. Rastet Covid po bien. Vaksinat brenda pak ditëve do vijnë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat