Ja kush e zbulon të vërtetën për dokumentin e frikshëm për Kosovën: Veton Surroi e mori nga ky njeri...

Aktuale

Ja kush e zbulon të vërtetën për dokumentin e frikshëm për Kosovën: Veton Surroi e mori nga ky njeri...

Nga: P.R Më: 27 prill 2021 Në ora: 19:52
Veton Surroi

Mediumi i Veton Surroit ka publikuar një dokument, i cili sipas tyre, është propozim gjermano-francez për marrëveshjen finale mes Kosovës dhe Serbisë.

Por, menjëherë të dy vendet, Gjermania dhe Franca e kanë demantuar një gjë të tillë. Sipas tyre, ky dokument nuk e ka burimin tek këto dy shtete.

Por analisti politik Gani Qarri, në një prononcim të gjatë dhënë gazetës “Bota sot”, ndër tjerash ka treguar personin, që sipas tij, ia kë dhënë këtë dokument Veton Surroit.

“Për aq më tepër me diktimin e Edvin Kristaq Ramës, të cilin Surroi duhet ta ketë marrë para disa ditësh, kur i bëri një vizitë Tiranës, kinse i ftuar si panelist në një televizion atje, me tu kthyer në Prishtinë, për të kamufluar kronologjinë e zhvillimeve prapa perdes, ai zgjodhi pikërisht momentin e votimeve në Shqipëri, në mënyrë që mediumi i Veton Surroit, ta ri-publikonte një dokument te tillë, vetëm pak dite pasi u raportua se Surroi ishte ftuar qe te jete pjese e dialogut me Serbinë, duke i ndryshuar edhe autorësinë dokumentit dhe shpallë atë tani si prodhim fantom, francezo-gjerman, gjë që u hodh poshtë menjëherë kategorikisht nga të dy këto vende më të fuqishme të Bashkimit Evropian”, ka deklarua ndër tjerash analisti Gani Qarri, prononcimin e plotë e të cilit mund ta lexoni duke klikuar KËTU.

Kujtojmë se në bazë të dokumentit të publikuar nga mediumi i Veton Surroit, në Kosovë do të krijohej një “distrikt autonom i Kosovës së veriut” sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës. Kisha Ortodokse Serbe do të këtë “status të privilegjuar”, ndërsa Serbia, pas ratifikimit të Marrëveshjes ligjërisht obliguese, obligohet se “nuk do ta pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe rajonale”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat