Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK merr vendim për Albena Reshitajn

Aktuale

Qëndroi në sallë kur u votua Vjosa Osmani si presidente, AAK merr vendim për Albena Reshitajn

Më: 27 prill 2021 Në ora: 22:57
Albena Reshitaj

Kryesia e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, dega në Suharekë, e ka mbështetur deputeten Albena Reshitaj, lidhur me qëndrimin e saj, për të qëndruar në sallën e Kuvendit, teksa votohej Vjosa Osmani për presidente.

Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, i cili tha se konstatuan që të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në AAK.

“Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj. Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen përArdhmerinë e Kosovës. Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve”

Postimi i plotë:

Kryesia e AAK-së Dega në Suharekë sot mbajti takimin e radhës, ku është diskutuar për tema të ndryshme nacionale, e veqanarisht rreth qëndrimeve të deputetes znj.Albena Reshitaj.

Në bazë të diskutimeve konstatuam se të menduarit ndryshe është vlerë e demokracisë në Aleancen për Ardhmerinë e Kosovës.

Ne jemi bashkë dhe do të veprojmë në shërbim të qytetarëve.
Bali Muharremaj

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat