Bekë Berisha me akuza për Albin Kurtin

Aktuale

Bekë Berisha me akuza për Albin Kurtin

Më: 28 prill 2021 Në ora: 00:49
Bekë Berisha dhe Albin Kurti

Deputeti nga radhët e Aleancës së Ardhmërisë së Kosovës, Bekë Berisha, foli për votimin që bëri Kryeministri Albin Kurti, në zgjedhjet e Shqipërisë.

Ai tha se Albin Kurti nuk duhet të përfshihet në punët e të tjerëve por ai duhet të merret me popullin e tij ku edhe është Kryeministër i vendit.

“Atij nuk i kanë ecur përrallat në Shqipëri sikur në Kosovë d.m.th. Boikeni i famshëm ka humb me disa qindra vota dhe ky është lajm i mirë dhe se ai nuk duhet me u përzi në punë të tjerëve sepse ky është kryeministër i Republikës se Kosovës dhe është dashur të ishte bashkë me popullin, sepse jemi në situatë të rendë nëpër të cilën po kalojmë tash.

I pyetur për qëndrimin e tij ndaj votimit të Kurtit në zgjedhjet e Shqipërisë, ai u shpreh se Kurti është mashtrues.

“Albin Kurti veprojë kështu sepse është mashtrues dhe do të shihet edhe ditëve në vijim se këtij njeriu nuk do të shihet hajrin dhe nuk ka me punua mirë dhe kam dilema shume dhe shpresojë se të gjitha këto nuk do të dalin siç po them.”– u deklarua Berisha.

Për më shumë ndiqeni emisionin e plotë, në videon e mëposhtme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat