Haxhiu: Do të sigurohemi që të kemi vetting të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm

Aktuale

Haxhiu: Do të sigurohemi që të kemi vetting të përgjithshëm dhe të vazhdueshëm

Më: 28 prill 2021 Në ora: 00:59
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se vettiingu në sistemin prokurorial e gjyqësor do të jetë i përgjithshëm dhe i vazhdueshëm.

Haxhiu tha se është në të mirën e të gjithëve, edhe të njerëzve përbrenda sistemit që të kenë njerëz me integritet të lartë moral e profesional.

“Në anën tjetër do të jetë edhe mekanizimi tjetër përbrenda sistemit të drejtësisë, i vazhdueshëm. Ta zëmë sot një prokuror mund të verifikohet, por të nesërmen të prodhojë një skandal. Prandaj ne do të sigurohemi që të jetë një vetting i përgjithshëm për të gjithë, pastaj të shkojmë me mekanizmat aktual që janë disiplinor për brenda këshillave përkatëse për ta bërë verifikimin në vazhdimësi.

Sa i përket koncept-dokumentit për konfiskimin e pasurisë së paligjshme, një nga prioritetet që e përmenda është fuqizimi i pakos ligjore kundër korrupsionit”, ka thënë Haxhiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat