Bajqinovci: Policia të merret me bastisje sistematike në rrugë, lokale dhe automjete

Aktuale

Bajqinovci: Policia të merret me bastisje sistematike në rrugë, lokale dhe automjete

Nga: A.SH Më: 28 prill 2021 Në ora: 12:58
Mefail Bajqinovci

Në media përditë po raporohet për plagosje dhe therrje që po ndodhin në vendin tonë.

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci, ka bërë thirrje për Policinë e Kosovës që të merren me bastisje sistematike në rrugë nëpër lokale dhe automjete.

Ai ngrit edhe një shqetësim tjetër duke thënë, që shumë të rinjë bartin armë pa leje në brez duke i rrezikuar qytetarët.

Postimi në Facebook:

Plagosjet me armë zjarri dhe therrjet janë bërë përditshmëri, andaj policia duhet të merret me bastisje sistematike në rrugë, lokale dhe automjete.

Sot shumë të rinjë bartin armë pa leje në brez duke i rrezikuar qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat