Zbardhet agjenda për nesër e kryeministrit Kurti në Bruksel

Aktuale

Zbardhet agjenda për nesër e kryeministrit Kurti në Bruksel

Më: 28 prill 2021 Në ora: 15:18
Albn Kurti

Kryeministri Albn Kurti, ka deklaruar për mediat në Bruksel se gjatë ditës së nesërme do të zhvillojë disa takime të rëndësishme, derisa do të ketë edhe një prezantim në Komisionin për punë të jashtme në Parlamentin Evropian.

Delegacioni i Kosovës në krye me Kurtin, pritet që të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim rural Janusz Ëojciechhoëski, atë për Drejtësi Didier Reynders, Komisionaren për Energji Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi Valdis Dombrovskis.

Gjatë ditës, Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian David Sasolli.

Ndërkaq, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell.

Të gjitha këto takime, Kurti do t’i realizojë në kuadër të vizitës së parë jashtë vendit si kryeministër, ku thotë se do të shpreh përkushtimin për integrim evropian, reforma të thella, dhe ndihmë për programin e tyre qeverisës në të gjitha fushat si dhe luftimin kundër pandemisë dhe sigurimin e vaksinave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat