PDK: Vetëvendosje i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit 21 milionë euro

Aktuale

PDK: Vetëvendosje i shkaktoi dëm buxhetit të shtetit 21 milionë euro

Më: 28 prill 2021 Në ora: 18:10
PDK

Anëtari i kryesisë së PDK-së, e po ashtu edhe Kryetar i Komisionit Parlamentar për Ekonomi, Ferat Shala, tha se deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje i shkaktuan dëm të madh buxhetit të shtetit, qeveri Kurti 1 dhe Kurti 2 ndan 21 milionë eurove, për pagesat e rrymës për serbët në komunat veriore.

Shala në një konferencë për medie the se e me këtë vendim të pushtetit të ri, po dëmtohet direkt buxheti i shtetit.

“Besoj tashmë të gjithë jeni të informuar për një dëm të madh milionësh që po i bëhet buxhetit të Kosovës, e drejtpërdrejti taksapaguesve të Kosovës. Ky dëm po vjen pikërisht nga deputetët e Vetëvendosjes të cilët votuan në Komisionin Parlamentar për Ekonomi që të ndahen 11 milionë euro për pagesën e rrymës për serbët në veri të Kosovës. Ky është vazhdimi i avazit të qeverisë Kurti 1 kur u patën nda 10 milionë euro për pagesën e rrymës së serbëve në veri”, tha Shala.

Shala më tej kritikoi Lëvizjen Vetëvendosje edhe për ndërprerjen e shtesave prej 30 eurove për pensionistët.

“Ky vendim për të paguar energjinë për serbët e veriut vjen pikërisht në në një situatë të rënduar pandemike ku edhe buxheti i familjeve kosovare po varfërohet çdo ditë. Ky pushtet para 1 jave ndali shtesat prej 30 euro për pensionistët ndërsa sot mori vendim për t’i ndarë 11 milionë euro për pagesën e rrymës në veri të vendit”, tha ai.

Shala më tutje tha se PDK është kundër kësaj dhe se kjo parti ka filluar mbledhjen e nënshkrimeve për të ftuar në interpelancë Ministren e Ekonomisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat