“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, ja çfarë i ndodhi Albin Kurtit në Bruksel – këtu është sfida...

Aktuale

“Ky është një lajm i shkëlqyeshëm”, ja çfarë i ndodhi Albin Kurtit në Bruksel – këtu është sfida...

Nga: P.R Më: 28 prill 2021 Në ora: 19:28
Albin Kurti dhe Paolo Gentiloni

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Bruksel, ku gjatë ditës së sotme ka takuar zyrtarë të ndryshëm evropianë.

E vizitën e Kurtit në Bruksel e ka komentuar edhe Demush Shasha, drejtor i Institutit EPIK.

Shasha ka treguar se ku dallon vizita e Albin Kurtit në Bruksel nga paraardhësit e tij.

“Vetëm sot – pa përfunduar dita - Kurti ka takuar 4 Komisionerë të ndryshëm: Komisionerin për Drejtësi, Komisionerin për Ekonomi, Komisionerin për Energji dhe Komisionerin për Bujqësi. Kjo përbërje reflekton edhe zotimin e Kurtit për “jobs & justice”. Në fakt kjo vizitë është e pa precedent edhe në nivel të rajonit. Asnjëherë nuk kam parë që liderët e rajonit të takojnë kaq shumë komisionerë gjatë vizitave në Bruksel. E para, sepse është pothuaj e pamundur të sigurosh takimin me të gjithë këta komisionerë brenda një vizite të vetme në Bruksel. E dyta, zakonisht liderët e rajonit e shohin Brukselin si pjesë e “punëve të jashtme” dhe rrjedhimisht takojnë vetëm Përfaqësuesin e Jashtëm apo Komisionerin për Zgjerim”, shkruan Shasha, përcjellë “Bota sot”.

Postimi i plotë:

Qysh nga dita e parë e vizitës së Kryeministrit Kurti në Bruksel mund të themi lirisht se kjo është vizitë e pa precedent dhe radikalisht ndryshe nga çfarëdo vizite të Kryeministrave të Kosovës në Bruksel që kemi parë që nga shpallja e pavarësisë.

Vetëm sot – pa përfunduar dita - Kurti ka takuar 4 Komisionerë të ndryshëm: Komisionerin për Drejtësi, Komisionerin për Ekonomi, Komisionerin për Energji dhe Komisionerin për Bujqësi. Kjo përbërje reflekton edhe zotimin e Kurtit për “jobs & justice”.

Në fakt kjo vizitë është e pa precedent edhe në nivel të rajonit. Asnjëherë nuk kam parë që liderët e rajonit të takojnë kaq shumë komisionerë gjatë vizitave në Bruksel. E para, sepse është pothuaj e pamundur të sigurosh takimin me të gjithë këta komisionerë brenda një vizite të vetme në Bruksel. E dyta, zakonisht liderët e rajonit e shohin Brukselin si pjesë e “punëve të jashtme” dhe rrjedhimisht takojnë vetëm Përfaqësuesin e Jashtëm apo Komisionerin për Zgjerim.

Ky zhvillim është një lajm i shkëlqyeshëm për institucionet e Kosovës për dy arsye.

E para, pritja e Kryeministrit nga ana e Komisionerëve do të dërgoj mesazh të rëndësishëm në kuadër të institucioneve të BE-së për seriozitetin, tani për tani së paku deklarativ, me të cilin qeveria e Kosovës po i qaset procesit integrues. Kjo i bie që qeveria me të vërtet kupton se procesi integrues nuk është “punë e jashtme” që është në prerogativën e Përfaqësuesit të Jashtëm Borrell apo Komisionerit për Zgjerimin Várhelyi, por proces i reformave të brendshme që kërkon ndërveprim të gjithë komisionerëve të Komisionit Evropian.

E dyta, me vite kemi parë se sa vështirë është që të sigurojmë vëmendjen e institucioneve të ndryshme të BE-së për zhvillimet në Kosovë. Takimet e sotme të Kurtit me komisionerë të ndryshëm evropian do hapin shumë dyer të tjera për anëtarë të kabinetit qeveritar apo shërbimit civil, psh. tani Ministrja e Ekonomisë apo Ministri i Bujqësisë i kanë shtigjet e hapura për vazhdimin e diskutimit më detaj me homologët e tyre në Bruksel.

Deri këtu krejt kjo është mirë, por ku është tani sfida?

Komisionerët e ndryshëm Evropian që ka takuar sot Kurti janë të rrethuar me një numër të pafund të ekspertëve të jashtëzakonshëm. Tani kjo armatë e ekspertëve do të kërkojnë llogari për çfarë u fol sot në takim. Këta nuk janë sikur na e me harru ?. Këta kanë mbajt shënim për çdo gjë që është thënë apo premtuar sot nga Kryeministri Kurti. Dhe tani pas 4-6 muajve ata do pyesin për progresin që kanë bo institucionet e Kosovës lidhur me temat që u diskutuan dhe nëse nuk ka progres të mjaftueshëm do të jetë tepër vështirë që të kesh takim të dytë.

Sidoqoftë, kjo është për më vonë. Do e diskutojmë me kalimin e kohës. Por kjo çfarë po shohim nga dita e parë e vizitës në Bruksel, së paku për mu, është fillim i mbarë dhe një qasje e re dhe freskuese për procesin integrues të Kosovës. Një përgëzim publik gjithë stafit të ambasadës tonë në Bruksel sepse gjykuar nga ajo çfarë po shohim vetëm ata e dinë se sa shumë angazhim ka kërkuar përgatitja e gjithë këtij përfaqësimi të Kosovës në Bruksel.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat