Çka diskutuan Osmani e Pacolli në ditën kur u votua Presidentja?

Aktuale

Çka diskutuan Osmani e Pacolli në ditën kur u votua Presidentja?

Më: 28 prill 2021 Në ora: 21:18
Pacolli dhe Osmani

Në ditën kur u zgjedh Vjosa Osmani presidente e vendit, ajo që ra në sy të mediave ishte edhe një moment kur Osmani para se të fillonte votimi u konsultua me Behgjet Pacollin.

E, pas kësaj konsulte që të dy dolën nga salla e Kuvendit, për t’u rikthyer sërish.

Për këtë takim dhe atë se çka është diskutuar ka dhënë detaje në një intervistë vet kryetari i Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacolli.

Ai ka thënë se për atë takim nuk ka asgjë sekrete dhe se arsyeja se përse Vjosa Osmani e ka ftuar jashtë ka qenë vetëm për ta falënderuar.

“Absolutisht nuk ka asgjë diçka sekrete ajo e ka konsideruar se ajo e ka ditë së pari që unë jam kthyer nga rruga, ajo e ka dit që mua më është thënë që nuk do të ketë seancë se unë në një farë mënyre kam qenë viktima aty dhe e ka konsideruar si normale që të vij të ma shtrij dorën dhe të më thotë faleminderit çka unë e konsideroj dhe ne nga aty kemi dal, kemi shku mbrapa kemi pirë kafe dhe vetëm nja e di që kam thënë, unë e bëj këtë jo për ty, jo për dikë tjetër po e bëj veç pse ai është parimi im dhe asgjë të jashtëzakonshme nuk jam duke bërë, dashtë Zoti që dikush ta din dhe vetëm mos ta kthejnë me të keq”, ka deklaruar Pacolli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat