Nexhmedin Spahiu akuzon këtë shtet për ‘non-paper’

Aktuale

Nexhmedin Spahiu akuzon këtë shtet për ‘non-paper’

Më: 28 prill 2021 Në ora: 23:02
Nexhmedin Spahiu

Analisti Nexhmedin Spahiu ka komentuar zhvillimet e fundi që ndohën këto ditë, ku u publikua një ‘non-paper’, dokument ky i pretenduar që flet për një status special për veriun e Kosovës.

Spahiu tha se këtë ‘non-paper’ e ka bërë Beogradi.

“Të dy ‘non-paper janë bërë në Beograd, se nëse nuk i kanë bërë Gjermani dhe Franca, pasi ata e demantuan, atëherë ja e ka bërë Prishtina ja Beogradi”, tha Spahiu.

Sipas tij, Prishtina nuk ka kapacitet ta bëjë këtë ‘non-paper’.

Dokumenti “non paper” që po qarkullon në mediet e Kosovës, shpalos një plan për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Aty, ndër të tjera, thuhet se palët duhet të pajtohen për të formuar një zonë automone të Kosovës Veriore.

Pra ‘Kosova Veriore’ e marrëveshjes Kosovë – Serbi, – sipas dokumentit jozyrtar që është mohuar nga diplomatët – përfshin tri qytetet e veriut të Kosovës me shumicë serbe: Zveçanin, Leposaviqin dhe Mitrovicën Veriore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat