“O servil”, Skënder Hyseni kritikoi Kurtin dhe paralajmëroi destabilizim, i vjen një reagim i ashpër

Aktuale

“O servil”, Skënder Hyseni kritikoi Kurtin dhe paralajmëroi destabilizim, i vjen një reagim i ashpër

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2021 Në ora: 14:59
Skender Hyseni

Ish-Koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka thënë se Kosova nuk mund të ecë përpara pa përfunduar dialogun e saj me Serbinë.

Ai ka thënë se sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit janë të lidhura me dialog, teksa ka paralajmëruar se nëse nuk kemi përfundim të dialogut atëherë mund të rrezikojmë të destabilizojmë rajonin.

Hyseni ka kritikuar edhe Kurtin dukë thënë se statusi i Kosovës nuk zgjidhet me gazetarë por në tavolinën e bisedimeve.

“Kosova do të vazhdojë të mbesë në status-quo nëse ky kontest historik me Serbinë nuk mbyllet një herë e mirë. Kjo ndikon në përparimin e Kosovës. Anëtarësimin e Kosovës në NATO, BE dhe mekanizma tjera ku do të duhej të anëtarësohej si shtet i pavarur dhe sovran. Është nevojë akute, jetike për Kosovën që një herë e mirë ta mbyll këtë temë pasi nuk kemi të ardhme pa mbyllur kontestin historik me Serbinë. Për sa kohë mbetemi në gjendje të ngrirë. Edhe Kosova, edhe Serbia dhe çdo shtet i rajonit rrezikojmë të bëhemi rajon i konflikteve sikur Palestina. Tingëllojnë bukur deklaratat politike sikur sundimi i ligjit dhe luftimi korrupsionit, të cilat unë i përkrahu fuqishëm. Përsëri po them, zgjidhja e problemit Kosovë-Serbi krijon kushtet për këto”, ka thënë ai.

Mirëpo, me këtë deklaratë të Hysenit nuk pajtohet ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka reaguar ashpër ndaj Hyseni, duke e quajtur edhe servil.

“O servil, statusi i Kosovës u zgjedh përmes luftës çlirimtare me 15.000 viktima dhe 2000 dëshmorë të UÇK, vetëm në luftën e fundit 1998_-1999.

Statusi i Kosovës nuk zgjidhet përmes servilitetit për pushtet. Kosova është shtet nga 1999 nuk është më krahinë autonome e Serbisë!”, ka shkruar Miftari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat