Lladrovci: Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!

Aktuale

Lladrovci: Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!

Më: 29 prill 2021 Në ora: 15:43
Ramiz Lladrovci

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka komentuar situatën me një postim në fb, duke cekur “jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash”.

Lladrovci ka shtuar se “është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë”.

Postimi i plotë i Lladrovcit:

Është fat yni që prijësit tanë, heronjtë tanë, nuk e kishin kurrë asnjë luhatje në rrugën e çlirimit. Me çdo kusht e deshtën lirinë e Kosovës. Jo sot, por kurrë, të arriturat tona, shteti dhe shtetësia, nuk janë as mund të jenë në pazar as në tavolina negociatash.

Është fat që vendimet e rëndësishme besa edhe të rënda, për rrugën e lirisë, ishin vendime të pakthyeshme të heronjve tanë që i takojnë përjetësisë por edhe heronjve të gjallë. Historia është shumë dorështrënguar për të përfituar kalimtarët e rastit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat