“BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri”, Shasha: Kjo më nuk është skandal, ky është problemi jonë në Bruksel

Aktuale

“BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri”, Shasha: Kjo më nuk është skandal, ky është problemi jonë në Bruksel

Nga: A.Zh Më: 29 prill 2021 Në ora: 16:15
Albin Kurti dhe Josep Borrell

Drejtori i Institutit EPIK Demush Shasha, ka thënë se titujt “Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel”, nuk janë përbëjnë më lajm e aq më pak skandal.

Ai ka thënë se problemi i Kosovës në Bruksel është mungesa e vazhdueshme të përkushtimit për reforma të thella që kërkohen nga BE-ja, e jo flamujt e fotografitë.

Sipas Shashës, qytetarëve iu intereson realiteti, me të cilin përballen në Kosovë, e jo sfondi i fotografive të politikanvëve në vizita zyrtare, përcjell Bota sot.

Postimi i Shashës në Facebook:

2016: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

2017: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

2018: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

2019: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

2020: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

2021: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

Pas çdo vizite të përfaqësuesve të Kosovës në Bruksel këtu tek ne riciklohet i njëjti titull joserioz. Të gjithë e dimë përse flamuri i Kosovës shfaqet në Parlamentin Evropian e nuk shfaqet në Këshillin e BE-së dhe Komisionin Evropian. Kjo më nuk është as lajm, e aq më pak skandal.

Problemi i Kosovës në Bruksel nuk është flamuri, por mungesa e vazhdueshme e përkushtimit për reforma të thella që kërkohen në kuadër të agjendës Evropiane. Qytetarëve nuk iu intereson sfondi i një fotografive të politikanëve kur shkojnë për vizitë në Bruksel apo Washington, por iu intereson realiteti me të cilin ballafaqohen çdo ditë këtu në Prishtinë apo Mitrovicë. Për këtë na duhet të flasim, jo për flamuj dhe fotografitë.

 

2016: Skandal: BE-ja s’e njeh Kosovën, mungon flamuri në Bruksel

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat