Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Ja me kë do të përballen Kurti e Osmani, kush do t’i fitojë betejat e rrezikshme për Kosovën?

Aktuale

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së: Ja me kë do të përballen Kurti e Osmani, kush do t’i fitojë betejat e rrezikshme për Kosovën?

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2021 Në ora: 17:05
Albin Kurti dhe Vjosa Osmani

Familja e veprimtarit të vrarë të LDK-së, Haki Imerit, kanë treguar se me kë do të përballen kryeministri Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani.

Përmes një shkrimi në Facebook, familja Imeri thotë se Kurti e Osmani do të përballen me faktorë të brendshëm dhe të jashtëm.

Ata shkruajnë se, lidhjet e Ramës me Vuçiqin dhe orkestra e Thaçit nga Haga do ta shtyjnë përpara dokumentin ‘non-paper’.

Megjithatë, sipas tyre, Osmani e Kurti do t’i fitojnë këto beteja për Kosovën.

Postimi i plotë:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shumë sfida gjatë rrugëtimit të tij në krye të shtetit.

Ai do të përballet me faktor të brendshëm dhe të jashtëm të cilët janë në një koalicion 'historik' për ta luftuar Kryeministrin tonë, dhe njëkohësisht fushatë kundër Kosovës së pavarur.

Lidhjet 'vëllazërore' të Ramës me Vuqiçin dhe fitorja e tashme e Ramës përbën një element interesant i cili do të shtyjë përpara tematiken e dokumentit 'non paper'.

Në këtë orkestër luan edhe komandant Gjarpri ndonëse në Hagë për 'rehabilatim shumëvjeçar roli i tij në fushatën kundër Albin Kurtit është evident.

Kësaj linje mund t'i bashkohet edhe një pjese e opozitës kosovare duke njohur se çfarë vegle ishte ne duart e Gjarprit tash e dy dekada.

Albin Kurti dhe Vjosa Osmani janë një tip politikanesh që nuk joshen as nuk shantazhohen ata do t'i fitojnë të gjitha betejat për Kosovën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat