Naim Maloku i revoltuar i drejtohet Kurtit: Pasi e more Blerim Shalën, merre edhe Baton Haxhiun, argatin e Stanishiqit

Aktuale

Naim Maloku i revoltuar i drejtohet Kurtit: Pasi e more Blerim Shalën, merre edhe Baton Haxhiun, argatin e Stanishiqit

Nga: N.Sh Më: 29 prill 2021 Në ora: 20:12
Naim Maloku

Pas Blerim Shala tashmë duket se është pjesë e delegacionit të Kosovës në bisedimet e Brukselit, ka reaguar ish-gjenerali dhe politikani i Kosovës, Naim Maloku.

Ai përmes një postimi në Facebook, duket i revoltuar pas këtij lajmi ku i është drejtuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit.

Maloku i drejtohet kryeministrit që pas Blerim Shalës, le ta merr edhe Baton Haxhiun, argatin e Jovica Stanishiqit në projektin për ndarjen e Kosovës.

Reagimi i Naim Malokut:

Kryeministër Kurti,

Pasi që e paske angazhu në dialog Blerim Shalen mos i ndaj edhe Baton Haxhiun e Jovica Stanishiqin.

Blerimi ka përvojë, dhe meritë, të madhe në nënshkrimin e Zajednicës, me Thaçin, në vitin 2013.

Blerimi dhe Batoni ishin argat të fortë në projektin, e Stanishiqit, për ndarjen e Kosovës.

Këta të dy iu paten ndihmu shumë me këshilla Ramushit dhe Presidentit Thaçi e ta ndihmojnë edhe Ty.

E kishe edhe një AS të fortë, Malazogun, dhe e kompleton ekipen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat