​Kurti takohet me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së, përmbyll vizitën në Bruksel

Aktuale

​Kurti takohet me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të PE-së, përmbyll vizitën në Bruksel

Më: 29 prill 2021 Në ora: 23:53
Pamje nga takimi

Kryeministri Albin Kurti gjatë vizitës në Bruksel, është takuar sot me kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister, me të cilin bisedoi për zhvillimet në Kosovë.

Kurti ka shprehur mirënjohjen për angazhimin dhe mbështetjen e vazhdueshme të McAllister në procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Gjatë ditës, ai pati takim me anëtarët e Komitetit të Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian. Para tyre, kryeministri Kurti mbajti një fjalim për perspektivën evropiane të vendit dhe të rajonit.

Së bashku me zëvendëskryeministrin për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi dhe zëvendëskryeministren/ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ata diskutuan me anëtarët e Komitetit për rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.

Me këtë takim, është përmbyllur vizita e parë zyrtare në Bruksel e kryeministrit Kurti bashkë me zëvendëskryeministrin Bislimi dhe zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Gërvalla, njofton Zyra e informacionit pranë kryeministrit të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat