Çfarë mund të bëjnë shtetet e BE-së për situatën e Ballkanit?

Aktuale

Çfarë mund të bëjnë shtetet e BE-së për situatën e Ballkanit?

Më: 30 prill 2021 Në ora: 16:02
BE

Njohësi i çështjeve politike, Blerim Shala, ka thënë në artikullin e tij më të fundit se qeveritë kryesore të Perëndimit nuk duan të bartin përgjegjësi në tentim-gjetjen e zgjidhjes që do ta normalizonte raportin Kosovë-Serbi si hap drejt perspektivës së dyanshme drejt Bashkimit Evropian.

“Megjithatë, Qeveritë kryesore perëndimore në parim nuk duan ta marrin përgjegjësinë për  gjetjen e asaj ‘Formule magjike’ apo të ‘Passwordit’ (‘Fjalëkalimit’), i cili do t’i hapte  dyert e normalizimit të marrëdhënieve në mes të Kosovës dhe Serbisë, pa të cilin nuk  mund të sigurohet perspektiva evro-atlantike për Kosovën (anëtarësimi në Paktin NATO  dhe në BE), dhe perspektiva evropiane për Serbinë (Serbia nuk ka pretendime të hyjë në  Paktin NATO)”, shkruan Shala.

“Për këtë shkak, nuk duhet fare të habitë i gjithë ai ‘ritual’ zyrtar i ‘larjes së duarve’ nga  Non-Paperat të cilët dolën në shesh në dy javët e fundit. Me siguri të madhe mund të  parashihet reagimi i njëjtë në të ardhmen, nëse sërish do të ketë Dokumente testuese të këtij  lloji”.

Atë që Shala e sheh si zgjidhje e që është në dorë të BE-së është që ato duhet ta zhbllokojnë sa më shpejtë procesin e integrimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor në këtë union.

“Çfarë mund dhe duhet të bëjnë në kryeqendrat kryesore perëndimore, veçmas në ato të BE së, duke përfshirë këtu edhe vet Brukselin, si Kryeqytet i Bashkimit Evropian, është që të  zhbllokojnë sa më parë që është e mundur, Procesin e integrimit të ËB6 (të gjashtë  shteteve të Ballkanit Perëndimor), në BE.

“Janë në shpërputhje evidente pretendimet e BE-së dhe të shteteve kryesore të Evropës, për  ta ndihmuar në mënyrë thelbësore mbylljen e çështjeve të mbetura në këto anë të Evropës,  me raportin Kosovë – Serbi si çelës të stabilizimit afatgjatë të Ballkanit Perëndimor, dhe  ngecja e planifikuar e procesit të integrimit të këtyre shteteve në BE, deri në jetësimin e  reformës së brendshme në BE”

“Kjo qasje ka pasur afat të skaduar të përdorimit qysh në momentin kur është miratuar, dy  vjet më parë, në Bruksel”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat