Kimete Berisha: Albin Kurti i tregoi Brukselit se ku i dhemb Kosovës, ky ish-kryeministër dukej i dyshimtë sa herë e çelte gojën

Aktuale

Kimete Berisha: Albin Kurti i tregoi Brukselit se ku i dhemb Kosovës, ky ish-kryeministër dukej i dyshimtë sa herë e çelte gojën

Nga: A.Zh Më: 30 prill 2021 Në ora: 20:05
Kimete Berisha

Opinionistja Kimete Berisha, ka vlerësuar paraqitjen e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti në Bruksel.

Berisha ka thënë se është hera e parë që një kryeministër i Kosovës, i ka treguar Brukselit se “si është puna dhe ku po i dhemb Kosovës”, përcjell Bota sot.

Ajo ka kritikuar ish-kryeministrin Avdullah Hoti, duke thënë se ai ishte dukur i dyshimtë para ndërkombëtarëve. Nuk ka lënë pa thumbuar edhe ish-ministren e Jashtme Meliza-Haradinaj-Stubllën.

Sipas Berishës, Kosova tani e ka një kryeministër që është më evropian se evropianët.

Kurti, gjatë vizitës në Bruksel, ku u takua me shumë zyrtarë të lartë të BE-së, ka thënë se Kosova do të ulet në tryezë të bisedimeve me Serbinë, vetëm si palë e barabartë.

Postimi i Berishës në Facebook:

Dija të bën të shkëlqesh...dija dhe vetëm dija na ka munguar deri tani!

Hera e parë që një Kryeministër i Kosovës i tregon Brukselit si është puna dhe ku po i dhemb Kosovës!

Deri tani secili Kryeministër i Kosovës është dukur i dyshimtë para ndërkombëtarëve, sa herë e kanë çelë gojën janë dukur sikur po fshehin diçka para botës.

Në fakt s'kanë fshehur asgjë, përveç padijes!

Sidomos Avdullahu, s'ka pasur më shybeli se Avdullahu!

Gjithmonë është dukur në vend dhe në kohë të gabuar.

Plus 'stalinist', që bashkë me 'psycho' ministreshën e tij, para syve të BE-së është përpjekur t'i 'eliminojë' ata që kanë shkruar kundër tij!

(Razumeš srbski, dečko)!

Ku s'ka dije, ka pasiguri, ka inferioritet, ka joseriozitet, aty ndodhin tana t'kqijat!

Kosova tani e ka një Kryeministër që 'guxon' të duket më evropian se evropiani!

P.S. Këtë fjalim po e pres që nga pas lufta!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat