Edhe një zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje kundër idesë që Veton Surroi dhe Blerim Shala të jenë pjesë e dialogut

Aktuale

Edhe një zyrtar i lartë i Lëvizjes Vetëvendosje kundër idesë që Veton Surroi dhe Blerim Shala të jenë pjesë e dialogut

Nga: N. H Më: 1 maj 2021 Në ora: 00:44
Veton Surroi, Albin Kurti dhe Blerim Shala

Zyrtari i lartë Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj, ka dalur kundër idesë që Veton Surroi dhe Blerim Shala të jetë pjesë e delegacionit për bisedime me Serbinë.

Bicaj përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, është shprehur se nuk pajtohet me këtë ide, gjersa për Surroin dhe Shalën thotë se aftësia e tyre kryesore është, “‘mbajtjen e zhagit’ apo siç quhet në gjuhën e popullit ‘lëpirës të denjë në secilin sistem’”.

Ja shkrimi i zyrtari të Lëvizjes Vetëvendosje, Petrit Bicaj:

Image
Albin Kurti dhe Petrit Bicaj

E kuptoj që njerëz që ishin të involvuar në dialog me Serbinë, prapë janë ftuar (si ekspert të çAshtjes), edhe pse personalisht nuk pajtohem, edhe pse të njëjtit aftësinë kryesore e kanë “mbajtjen e zhagit” apo siç quhet në gjuhën e popullit “lëpirës të denjë në secilin sistem”?!!

Amani ju qoftë, deri sa të vazhdojmë me riciklime njerëzish, sepse tash më të fortë po na dalin ata që ishin të “dëshmuar” të PDK-së dhe partive tjera në pushtet, të dëshmuar për servilizëm ndaj kujdo qoftë (vetëm pse ishin pjesë e institucioneve),... mos ma harroni edhe Skënder harmoniken?!!! Edhe ai ka kontribuar në servilitet të skajshëm, andaj pse mos të jetë pjesë e dialogimit me Serbinë, si ekspert i çAshtjes?!!!

Ne të devotshmit vetëm ju shiqojmë dhe ju bëjmë tifo... por deri kur, eh atë nuk mund t'ua them tani, ua them më vonë, kur të dëgjoni?!!

Vazhdojmë?!

PS

“Ty Kosovë të qofsha falë”!

 

E kuptoj që njerëz që ishin të involvuar ne dialog me serbinë, prap janë ftuar (si ekspert të çAshtjes), edhe pse...

Posted by Petrit Bicaj on E premte, 30 April 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat