Jasharaj kërkon vaksinim për të gjithë sistemin arsimor

Aktuale

Jasharaj kërkon vaksinim për të gjithë sistemin arsimor

Më: 1 maj 2021 Në ora: 09:25
Rrahman Jasharaj

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, SBASHK, Rrahman Jasharaj ka thënë se në takimin e mbajtur me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia, kanë kërkuar që edhe sektori i arsimit të jetë prioritet sa i përket vaksinimit.

Përderisa ai ka thënë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, u ka thënë se nëse s’do të ketë numër të mjaftueshëm të vaksinave, do të ketë seleksionim të mësimdhënësve, duke shtuar se së pari duhet të vaksinohen të sëmurët kronik.

Jasharaj ka deklaruar se janë kundër vendimi të ministres Nagavci sepse duhet të vaksinohet i tërë sistemi arsimor.

“Jemi takuar edhe me Ministren e Arsimit Arbërie Nagavci dhe poashtu edhe me Ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia dhe ai na ka treguar realitetin që pas një pjese të mantel bardhëve Shqipëria kontribuoi edhe në vaksinimi e një pjesë të personelit arsimor. Mirëpo ajo ide dështoi ngase kryeministri Kurti u deklarua kundër dy vaksinave që ishin të mundshme për të ardhur në Shqipëri dhe pastaj ne orientuam bisedën me ministrin e Shëndetësisë Arben Vitia i cili na ka thënë se me ardhjen e kontingjentit të ri të vaksinës do ta kenë parasysh edhe kërkesën tonë dhe do ta kenë prioritet edhe sektorin e arsimit”, ka thënë Jasharaj.

Ai shtoi se nuk janë pro idesë që krahas mësimit të rregullt të organizohet edhe një mësim plotësues ngase, sipas tij, kjo do të krijojë probleme shtesë.

“Këtë vit e kemi më mirë punën sa i takon sistemit arsimor sepse në shumicën e rasteve mësimi është duke u zhvilluar në institucione arsimore. Mësim online ka në raste të lokalizuara ku në një shkollë të caktuar e ka tejkaluar shifrën e të prekurve. Përvoja me mësimin online na ka treguar se është sfiduese. Falë zotit këtë vit e kemi situatën të mirë dhe pjesa më e madhe e procesit mësimor është zhvilluar në shkolla. Uroj që këtë vit shkollor ta kryejmë në shkolla. Nuk jemi pro idesë që krahas mësimit të rregullt të organizohet edhe një mësim plotësues ngase do të krijojë probleme shtesë”, ka thënë Jasharaj për EO. Sipas tij, zëvendësimi i mësueseve shtatzëna do të sjellë telashe ngase studentët nuk janë të përgatitur për tu kyçur në procesin mësimor.

“Kjo na ka sjellë telashe ngase nuk është bërë një përgatitje paraprake dhe tash po na del një numër i madh dhe ne nuk e përkrahim vendimin dhe marrëveshjen e ministres Nagavci ngase konsiderojmë se studentët jo që nuk iu besojmë dijeve të tyre por nuk janë shumë të përgatitur për tu kyçur në procesin mësimor. Besoj edhe studentët do të ndihen keq sepse nuk e kanë përvojën e duhur. Pra është një zgjedhje e ngutshme”, ka thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat