Ky është infermieri që do ta lë QKUK-në për të punuar në Gjermani

Aktuale

Ky është infermieri që do ta lë QKUK-në për të punuar në Gjermani

Më: 1 maj 2021 Në ora: 12:49
Bislim Berisha

Rritja e pagesës për ndërrimin e natës, pagesën gjatë vikendeve, orëve shtesë si dhe të rrezikshmërisë në punë, janë disa nga kërkesat e kamotshme të infermierëve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.

Bislim Berisha është një nga infermierët i cili për shkak të mungesës së këtyre kushteve ka vendosur që ta lë Kosovën për të punuar në Gjermani.

Ai thotë se paga bazë në është e mjaftueshme për të dhe se drejt Gjermanisë po niset për një jetë më të mirë.

“E kom nënshkru një kontaratë me një agjencion me punu në Gjermani. Unë kam prind, familjen, mërzitna normal, por shkaku i kushteve kam vendos me shku me punu në Gjermani. Jemi vetëm me një pagë bazë duke punuar”, thotë ndër të tjera ai për ATV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat