“Thirrje për luftë civile, turp e tmerr”, qytetarët e bombardojnë Ridvan Berishën me komente pasi tha se ky vend ka nevojë për gjak

Aktuale

“Thirrje për luftë civile, turp e tmerr”, qytetarët e bombardojnë Ridvan Berishën me komente pasi tha se ky vend ka nevojë për gjak

Nga: N. H Më: 1 maj 2021 Në ora: 13:50
Ridvan Berisha

Analisti dhe gazetari Ridvan Berisha ka shkaktuar reagime me një deklaratë që bëri ditë më parë, në të cilën tha se Kosova ka nevojë për gjak.

Berisha është i mendimit se Lëvizja Vetëvendosje ka ardhë në pushtet me ftesën për gjak, dhe thotë se pa e kaluar këtë fazë, Kosova nuk mund të ketë normalitet.

“Ky vend ka nevoje për gjak, përfundimisht, LVV ka ardhë në pushtet me ftesën për gjak, pa e kalu këtë fazë nuk mund të kemi normalitet, Gërrnaqat që jetojnë luksin perëndimorë duhet ta dijnë këtë, por mos vajtoni pastaj”, kishte shkruar Berisha.

 

Ky vend ka nevoje per gjak, perfundimisht, LVV ka ardhe ne pushtet me ftsen per gjak, pa e kalu kete faze nuk mund te...

Posted by Ridvan Berisha on E enjte, 29 April 2021

Kjo deklaratë e tij mori reagime të shumta. Lajmi për Berishën ka pas një numër të madh të komenteve nga qytetarët, duke i thënë një numër të madh kritikash.

“Një pasaportë të veçantë për këtë faqezi, o i mjerë je krejt urrejtje, ky po bën thirrje për luftë civile, turp e tmerr kur e shohim kush ka punuar në RTK”, shkruajnë qytetarët në Facebook për gazetarin Ridvan Berisha.

Në vazhdim ju sjellim komentet e nxjerra nga lajmi:

Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat