Pamje/ Nuk e përmendi asnjëherë: Kush është njeriu që ishte gjithmonë pas Albin Kurtit në Bruksel?

Aktuale

Pamje/ Nuk e përmendi asnjëherë: Kush është njeriu që ishte gjithmonë pas Albin Kurtit në Bruksel?

Nga: P.R Më: 1 maj 2021 Në ora: 17:06
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, vizitës zyrtare në Bruksel.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar për vizitë zyrtare në Bruksel.

Gjatë vizitës në Bruksel, Kurti ka takuar Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, Presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, Komisionerin për Zgjerim dhe Fqinjësi, Oliver Varhelyi, Përfaqësuesin e Lartë për Politikë të Jashtme dhe Siguri i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, të ngarkuarin e BE-së për dialogun Kosovë-Serbi Miroslav Lajçak, Kryetarin e Komitetit për Punë të Jashtme të Parlamentit Evropian, David McAllister dhe Kryetarin e Parlamentit Evropian, David Sassolisi.

Image

Po ashtu, kryeministri Kurti ka takuar edhe Kryeministrin e Belgjikës, Alexander De Croo, Janusz Wojciechoëski - Komisioneri Evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Didier Reynders - Komisioneri Evropian për Drejtësi, Kadri Simson - Komisionerja për Energji, Paolo Gentiloni - Komisioneri Evropian për Ekonomi, dhe Valdis Dombrovskis - Nënkryetari Ekzekutiv i Komisionit Evropian për një Ekonominë që Punon për Njerëzit.

E për të gjitha këto takime, Kurti ka njoftuar përmes llogarive të tij në rrjetet sociale. Ai ka vënë në theks se në të gjitha këto takime është shoqëruar nga dy zëvendësit e tij, Besnik Bislimi dhe Donika Gërvalla.

Image

Por nga fotot e publikuara, shihet se edhe një person ka qenë vazhdimisht me Albin Kurtin. Por, në njoftimet e tij, Kurti nuk e ka përmendur asnjëherë.

Bëhet fjalë për Astrit Zemajn, i cili është Ambasador i Republikës së Kosovës në Bruksel.

Njëherit, ambasadori Zemaj, është edhe vëllai i deputetit të LDK-së, Armend Zemajt, dhe kjo mund të ketë qenë një ndër arsyet pse Kurti nuk e përmendi asnjëherë, ani pse ishte pjesë e të gjitha takimeve të tij në Bruksel.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat