Vlora Çitaku ministre e jashtme në Qeverinë Rama 3? Vjen reagimi i parë nga ish-ambasadorja, publikon një fotografi se ku ndodhet

Aktuale

Vlora Çitaku ministre e jashtme në Qeverinë Rama 3? Vjen reagimi i parë nga ish-ambasadorja, publikon një fotografi se ku ndodhet

Nga: N. H Më: 2 maj 2021 Në ora: 10:51
Vlora Çitaku

Mbrëmë “Bota sot” ka raportuar se ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku, do të marr një post në qeverinë e re të Shqipërisë.

Se Çitaku do të jetë pjesë e kabinetit të Edi Ramës, një gjë të tillë e ka thënë edhe gazetari shqiptar Çim Peka, përcjell “Bota sot”.

Madje, Peka ka bërë me dije se Çitaku si njeriu “më i afërt i Hashim Thaçit dhe mike personale e familjes Rama”, do të marrë postin e ministres së Punëve të Jashtme në Qeverinë e re shqiptare.

Në një shkrim autorial, Peka ka theksuar se emërimi i Çitakut nga ana e Ramës si Ministre e Jashtme e Shqipërisë, nuk është thjesht një emërim nepotik, por “amaneti i vërtetë i Thaçit dhe “futje gishtash në sy” për Kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

E, në këto momente një reagim ka ardhur edhe nga ish-ambasadorja e Kosovës në SHBA, Vlora Çitaku.

Çitaku, përmes llogarisë së saj në Facebook ka treguar se po qëndron në Shqipëri.

Ajo ka publikuar një fotografi duke shkruar “Beautiful Albania”. Ky postim është një tregues se më shumë gjasa ajo do t’i bashkëngjitet ekipit të Ramës.

Ndryshe, kryeministri shqiptar, Edi Rama ka fituar zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, që u mbajtën më 25 prill.

 

Beautiful Albania ❤️??❤️

Posted by Vlora Citaku on E diel, 2 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat