Ish-këshilltari i kryeministrit i del në mbrojtje krerëve të shtetit, “godet” Thaçin se dikur “bënte be e fe” se Specialja është e Kosovës

Aktuale

Ish-këshilltari i kryeministrit i del në mbrojtje krerëve të shtetit, “godet” Thaçin se dikur “bënte be e fe” se Specialja është e Kosovës

Nga: N. H Më: 2 maj 2021 Në ora: 14:55
Albin Kurti, Vjosa Osmani dhe Hashim Thaçi

Driton Tali, ish-këshilltar i kryeministrit Albin Kurti, ka bërë një reagim të ashpër në lidhje më Gjykatën Speciale, dhe të arrestuarit e saj.

Tali shprehet se nuk e ka të qartë se Dhomat e Specializuara janë të Kosovës apo të ndërkombëtarëve.

Sipas tij, dikur ish-presidenti Hashim Thaçi, “bënte be e fe” se kjo Gjykatë është e Kosovës, andaj ai thotë se edhe nuk e ka të qartë se çfarë garancia duhet t’i japi gjykatave ndonjë udhëheqës i vendit.

Ndryshe, Gjykata Speciale ka refuzuar kërkesën e ish-krerëve të UCK-së për lirim nga paraburgimi.

Institucionet e Kosovës – Kryeministri Albin Kurti dhe Presidentja Vjosa Osmani – po kritikohen se nuk kanë ofruar garancion për lirimin me kusht të tyre.

Ja shkrimi i Talit:

Image
Driton Tali

S’po kuptojë, kjo Gjykata Speciale (apo Dhomat e Specializuara) a është e Kosovës apo e huaja?

Për aq se e mbajë mend z Thaçi “bënte be e fe” se kjo Gjykatë është e Kosovës!

Prandaj se kam të qartë se çfarë garancia duhet t’i japi gjykatave të Kosovës ndonjë udhëheqës i Kosovës për cilindo të dyshuar për mos respektim të mundshëm të ligjit?!!!

A s’po i bie si ndërhyrje në punën e Gjyqësorit a?!

 

S'po kuptojë, kjo Gjykata Speciale (apo Dhomat e Specializuara) a është e Kosovës apo e huaja? Për aq se e mbajë mend z...

Posted by Driton Tali on E diel, 2 Maj 2021
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat