EULEX për vizitën e Veselit në Kosovë: Po e asistojmë Gjykatën Speciale

Aktuale

EULEX për vizitën e Veselit në Kosovë: Po e asistojmë Gjykatën Speciale

Më: 2 maj 2021 Në ora: 18:30
Foto ilustrim

Ish Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, është liruar nga Gjykata Speciale për të bërë një vizitë treditëshe në Kosovë.

EULEX dhe Policia e Kosovës janë duke i asistuar zyrtarët e Dhomave të Gjykatës Speciale të cilët po e shoqërojnë Veselin.

“Ne [EULEX] dhe Policia e Kosovës jemi në asistencë të Gjykatës Speciale”, është shprehur zëdhënësja e EULEX, Donika Berisha.

Në arsyetimin e Dhomave të Specializuara të Kosovës, thuhet se arsyeja pse Veseli është liruar ka të bëjë me familjen e tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat