Deputetja që braktisi PDK-në për VV-në shfaqet në hapjen e sezonit të kajakut

Aktuale

Deputetja që braktisi PDK-në për VV-në shfaqet në hapjen e sezonit të kajakut

Më: 2 maj 2021 Në ora: 19:43
Me këtë rast pjesëmarrëse ishte edhe deputetja që braktisi PDK-në për VV-në, Adelina Grainca

Klubet e kajakut "Lumbardhi" nga Prizreni, "Zona" nga Prishtina, SuperXplorers dhe Be in Kosovo sot kanë hapur sezonin e kajakut me aktivitetin ‘Lundro dhe Pastro në Badovc'.

Me këtë rast pjesëmarrëse ishte edhe deputetja që braktisi PDK-në për VV-në, Adelina Grainca.

Bashkë me të morën pjesë edhe ministri Hajrulla Çeku, zëvendësministrja Daulina Osmani.

Kështu u bë e ditur nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit përmes një postimi në Facebook ku kanë shkruar se natyra nuk është vend i huaj për t’u vizituar por vet shtëpia jonë!  

“Liqeni i Badovcit, përveç se pasuri e Kosovës, është ndër burimet kryesore për përdorimin e ujit të pijshëm. Organizimet masive për pastrimin e natyrës jane të mrekullueshme por le të kujtohemi që ta mbajmë atë të pastër përherë, kurdo që gjejmë vetën duke shijuar ajrin, ujin dhe bukurinë që ajo neve na ofron”, thuhet në njoftim ndër të tjera.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat