Haradinaj: Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, është i humbur

Aktuale

Haradinaj: Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, është i humbur

Më: 3 maj 2021 Në ora: 14:56
Ramush Haradinaj

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se sot të gjithë jemi gazetarë, në ditën kur në mbarë botën po shënohet Dita  Botërore e Lirisë së Shtypit.

Haradinaj ka thënë tutje se mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme e që institucionet dhe shoqëria jonë duhet t’i kultivojnë në vazhdimësi.

“Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar. RH”, ka shkruar Haradinaj.

Postimi i plotë

Sot të gjithë jemi gazetarë!

Mbrojtja e gazetarëve dhe medies së lirë është ndër parimet e panegociueshme dhe është obligim institucional e shoqëror ta ruajmë dhe avancojmë këtë segment të lirisë sonë!

Sot, në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit, por edhe çdo ditë tjetër, jemi në krah të tyre, në mbrojtje e respekt të fjalës së lirë.

Kushdo që kërcënon, shantazhon, ushtron presion dhe sulmon mbi medien e lirë, mbi demokracinë tonë, është i humbur, sepse ka përballë një front të madh të bashkuar.

RH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat